6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kadetët e rinj të FSK-së e përfundojnë marshin rreth liqenit të Batllavës, Maqedonci: Krenarë për suksesin

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e rinj të FSK-së me sukses e kanë përfunduar marrshin rreth liqenit të Batllavës.

Ai ka bërë me dije se ky marsh është realizuar me sukses përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura të bores.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihet krenar për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur.

“Një tjetër marshim i suksesshëm prej 12.8 km i përfunduar nga kadetët tanë në rrethinën e liqenit të Batllavës, përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak. Krenarë për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur”, ka shkruar Maqedonci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit