Ajo ka folur për gjithë rrugëtimin në këtë reality shou pas daljes nga shtëpia.
Bukuroshja nga Prizreni e ka përshkruar si një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është shprehur se edhe pse nuk e ka arritur finalen, ajo ka fituar një çmim të madh, Lumbardhin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_22-14.png)
“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, është diçka që nuk do ta harrojë asnjëherë”, u shpreh ajo.
Zeshkania shtoi: “Edhe pse nuk e arrita finalen, e kam fituar një çmim që nuk paguhet me asgjë, Lumbardhin”.
Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të këtij edicioni, e cila do të mbahet më 2 shkurt.
Në finale janë gjithsej katër konkurrentë: Lumbardh Salihu, Edona James, Blerando dhe Shqipe Hysenaj.