“Ka rrezik të madh”, Tahiri: Kosova rrezikon të hyjë prapë në bllokadë institucionale

- Advertisement -

Deputeti i rizgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur dorën e tij për një bllokadë të re institucionale.

Ai ka bërë me dije se partia në pushtet sërish mund të përdor logjiken bllokuese për themelimin e institucioneve.

Në një intervistë për EO, ai ka thënë se VV-ja deri me tani ka dhënë shenja se mund të ketë krizë të re.

“Kosova ka rrezik të madh të përsëritet, me hy prapë në bllokadë. Fakti që diskutohet a duhet më së pari të zgjidhet presidenti apo qeveria, nënkupton që ideja është me kapë një post.”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe për kushtet e AAK-së për themelimin e institucioneve të reja.

“Këto janë kushtet tona dhe ne nuk e bllokojmë procesin. Pra, ne shkojmë në kuorum. A e votojmë apo jo, varet prej njerëzve dhe se çfarë emrash nxjerrin ata. Ne duhet ta dimë emrin, mirëpo këto që përmenda janë kushtet tona”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit