Një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’.
Ajo ka folur rreth fotove që u bënë virale duke pozuar me fenomenin e momentit Luiz Ejlli.
Dyshja e këngëtarëve u përfol për një lidhje. Por sa e vërtetë është kjo?
Mariza shuan kuriozitetin e publikun duke thënë se fotot janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit.
”Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto”, tha ajo.
Tutje ajo u pyet se a ka patur lidhje mes tyre.
”Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shume i mire, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë”, u shpreh ajo. /Ora News/