Ministri në detyrë, Nenad Rashiq, ka shokuar opinionin kur në një intervistë ka zbuluar sipas tij, fjalët e shefit të tij, Albin Kurti, i cili sipas ministrit, i kishte thënë atij për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit, do t’i barte, dhe se “këtë po e bënë vetëm për të”.
Por kjo nuk është e tëra çfarë Rashiq tha në intervistë. Ai ka vazhduar tutje, duke thënë se anipse kishte një vendim të gjykatës, si dhe kryeministra të tjerë, përfshirë Ramush Haradinajn, askush se zbatonte vendimin, deri kur erdhi Kurti në pushtet.
“Sa i përket Manastirit, ai më ka dëgjuar dhe më besoni u gëzova, sepse për këtë kishim folur disa herë. Dhe të nesërmen më thotë eja, thotë kam menduar për atë dhe ta dish se po e bëjë për ty. Ka pasur vendim të gjykatës, por, por, askush nuk e implementonte, dhe këtë e implementoi Albin Kurti. Dhe e dini se aty ka qenë edhe Ramush Haradinaj dhe të tjerë, por askush nuk e ka bërë derisa erdhi Albini. Dua ta vlerësoj, sepse më dëgjoi. Dhe vjen dita kur më thërret, në mëngjes dhe më thotë se sot e miratojmë, veç për ty. Unë i jam falënderues.” – tha Rashiq.






