9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Juventusi triumfon në Derby d’Italia – Interi lëshon mundësinë për vendin e dytë

- Advertisement -

Juventusi ka triumfuar 1-0 në derbin ndaj Interit që u luajt në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi derbin furishëm, kur shënoi për 1-0 në minutën e 23-të me anë të Filip Kostic.

VAR-it iu nevojitën disa minuta për të shikuar nëse goli i rregullt, derisa u konfirmuar pas katër minutash se duhej të pranohej.

Bianconerët vazhduan me presion të lartë ndaj Nerazzurëve, duke rrezikuar më pas me anë të Nicolo Fagiolit që lëshoi një harkim brenda zonës në minutën e 35-të, por aty nuk ishte askush që t’i përgjigjej.

Interi më pas rrezikoi me anë të Romelu Lukakut në minutën e 41-të, mirëpo belgu gjuajti jashtë me kokë.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat ishin më të kujdesshme, por Nerazzurët kërkonin të shënonin golin e barazimit.

Përkundër se ishin në epërsi, Juventusi herë pas here kishte momentin e tyre sulmues, mirëpo u mungonte konkretizimi.

Vendasit në anën tjetër, u treguan edhe më stabil në mbrojtje, ndërsa synonin ta zinin në befasi skuadrën mysafire.

Por, Juventusi u mbajt mirë deri në fund, duke marrë tri pikë të mëdha në Giuseppe Meazza.

Pas javës së 27-të, Interi gjendet në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Juventusi në të shtatin me 41 sosh.

Në xhiron e 28-të, zikaltërit takohen me Fiorentinën, ndërsa Bianconerët do kenë punë me Veronën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit