15.6 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Juventusi në finale të Kupës së Italisë

- Advertisement -

Juventusi e ka siguruar finalen e Coppa Italia edhe pse sonte humbi kundër Lazios me rezultat 2:1.

Por, “Zonja e Vjetër” kaloi tutje falë fitores me rezultat 2:0 nga ndeshja e parë.

Për romakët dy gola i realizoi sulmuesi Valentín Castellanos, në minutat 12 dhe 49-të.

Derisa, tutje klubin “bardh e zi” e dërgoi Arkadiusz Milik, i cili e ngushtoi epërsinë.

Skuadra e Massimiliano Allegrit, në finale do të ketë punë me njërin nga gjysmëfinalistët që do të luajnë nesër.

Aktualisht, Fiorentina është në avantazh kundër Atalantas me rezultatin nga ndeshja e parë.

“Violat” triumfuan kundër “La Deas” me rezultat 1:0.

Mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra do ta prekë finalen e Kupës së Italisë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit