11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Juventusi me shumë vështirësi e mposht Cagliarin, “Zonja e Vjetër” në pozitën e parë në Serie A

- Advertisement -

Juventusi ka shënuar fitore në prani të tifozëve të saj, duke e mposhtur Cagliarin me rezultat 2:1, për ta rrëmbyer përkohësisht vendin e parë në Serie A dhe tani do presë për gabimin e Interit, që është në vend të dytë me një pikë më pak por me një ndeshje për të zhvilluar nesër ndaj Frosinones.

Zonja e vjetër nuk është e angazhuar në gara evropiane këtë sezon dhe kjo ka bërë që ata të jenë një kandidat serioz për titull kampioni në Serie A, pasi me fitoren e sotme ka hyrë në seri prej tetë ndeshjeve pa humbje, prej tyre vetëm një barazim.

Përballja në Allianz Stadium filloi me ritëm të ngadalshëm me të dyja skuadrat, ku asnjëra nuk gjatë 45 minutave të para nuk dërgoi goditje në drejtim të portës, ndërsa pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër, ku pati raste të shumta e u shënuan plot tre gola.

Gleison Bremer gjeti golin në minutën e 60-të për 1:0 kur u asistua nga serbi Filip Kostic.

10 minuta më vonë, saktësisht në minutën e 70-të, një mbrojtës tjetër gjeti golin. Ishte Daniele Rugani që dyfishoi epërsinë pas një tollovie në zonë, gol ky që u shikua në VAR për një ndërhyrje në sulm, por që në fund u pranua.

Krejt çfarë mysafirët arritën të bënin në këtë ndeshje ishte goli për ngushtimin e rezultatit 2:1, me Alberto Dossena që shënoi në minutën e 75-të.

Ky ishte epilogu final i takimit, me Juventusin që rrëmben përkohësisht vendin e parë në Serie A, dhe do të presë për një gabim të mundshëm të Interit në ndeshjen e nesërme, për të shkuar në pushimin ndërkombëtar si lider.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit