12.1 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Juventusi e vendosë çmimin e De Ligtit

- Advertisement -

Barcelona duhet t’i paguajë 65 milionë euro nëse dëshiron ta transferojë mbrojtësin holandez

Juventusi e ka vendosur çmimin e kartonit të Matthijs De Ligt.

Qendërmbrojtësi holandez qe një kohë është bërë objektiv i Barcelonës.

Dhe, mediumi italian “La Repubblica” raporton se “Bianconeri” i kërkojnë 65 milionë euro për ish-futbollistin e Ajaxit.

Gjiganti katalunas në fakt e konsideron 22 vjeçarin si pasardhës ideal të Gerard Piques, i cili po shkon drejt fundit të karrierës, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe menaxheri i futbollistit, Mino Raiola e favorizon transferimin e klientit të tij në “Camp Nou”.

Ndërkohë, raportohet se edhe Chelsea dhe Bayern Munich e pëlqejnë përfaqësuesin holandez.

Juve nga ana e saj duket se është dorëzuar pasi nuk dëshiron ta mbajë lojtarin pa dëshirën e tij. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit