Juventusi duket se ka interesim konkret për Thiago Mottan, për pozitën e trajnerit.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, “Zonja e Vjetër” i ka ofruar Mottas një kontratë trevjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Motta bëri një punë të madhe si trajner i Bolognas duke e kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë.
Ai së shpejti do ta informojë klubin për vendimin e tij përfundimtar.
Përndryshe, trajneri aktual i Juventusit Massimiliano Allegri pritet t’i ndajë rrugët në fund të sezonit.
Ai e fitoi Kupën e Italisë në mbrëmjen e së mërkurës, duke mposhtur Atalantan, me shifrat 1-0.