Jusuf Buxhovi e cilëson historike deklaratën Thaçit para nisjes për Hagë: Tregoi se edhe mund të sakrifikohet për Kosovën

- Advertisement -

Historiani Jusuf Buxhovi, e ka cilësuar si deklaratë historike fjalën që ish-presidenti Hashim Thaçi në ditën kur dha dorëheqje dhe u nis për në Hagë.

Ai në Rubikon të Klan Kosova ka deklaruar se mesazhi i Thaçit përfaqësonte, sipas tij, një akt të rëndësishëm shtetëror.

“Deklarata e Hashim Thaçit atë ditë kur është nisur për në Hagë, kur ka dhënë dorëheqje, ishte historike. Unë e konsideroj si historike, sepse ka thënë: ‘Po shkoj në Hagë për ta mbrojtur Kosovën. Drejtësia do ta mbrojë dhe unë i besoj drejtësisë’”, tha Buxhovi.

Buxhovi ka shtuar se nuk ka fjalë më domethënëse sesa ato të një burri shteti që i dorëzohet drejtësisë, duke shtuar se Gjykata Speciale mori legjitimitet përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Buxhovit, kjo deklaratë përbën një dëshmi të përkushtimit ndaj shtetit.

“Hashim Thaçi ka dhënë një dëshmi se lufton dhe, nëse ka nevojë, edhe sakrifikohet për shtetin e Kosovës”, deklaroi Buxhovi

Të ngjashme

Të fundit