7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Justin Timberlake i përgjigjet Britney Spears: “Lufta vazhdon pavarësisht faljes së saj…”

- Advertisement -

Duket se nuk mjafton as një falje publike për të shëruar përçarjen mes Britney Spears dhe ish të dashurit të saj Justin Timberlake. Sido që të jetë, ai i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit për ta lënë grindjen e tyre të bëhet akoma dhe më e ashpër. Dyshja filluan të takoheshin dhe u lidhën në vitin 1999 pasi u shfaqën si dy nga këngëtarët më të njohur të Amerikës dhe qëndruan së bashku për tre vjet para ndarjes së tyre në vitin 2002.

Gjatë koncertit të tij të mërkurën në Irving Plaza në Nju Jork, Timberlake përdori haptazi një sharje kur iu drejtua turmës.

“Do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje absolutisht askujt”.

Komentet e tij erdhën pak para se të performonte këngën e tij hit ‘Cry Me a River’, në të cilën ai rrëfen gjithçka që pësoi nga Spears gjatë lidhjes së tyre. Kjo është interpretuar nga publiku dhe fansat si një tjetër goditje e drejtpërdrejtë në drejtim të Spears. Këngëtarja “Toxic” u ndje e detyruar të kërkonte falje në një postim në Instagramin e saj për atë që shkroi në librin e saj të kujtimeve “The Woman in Me”, i cili u publikua në tetor të vitit të kaluar.

“Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat që kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar dikë që më intereson, më vjen shumë keq”.

Në autobiografinë e saj, Britney jo vetëm rrëfen ngritjen e saj në karrierën profesionale, por këngëtarja diskuton edhe rrëfen për jetën e sajm dashurinë dhe gjithçka tjetër. Në veçanti, ajo hedh dritë mbi marrëdhënien e saj me Timberlake kur të dy ishin në kulmin e karrierës së tyre.

Spears zbuloi se ajo kishte abortuar gjatë lidhjes së tyre sepse ish-ylli i NSYNC “definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë” dhe “nuk donte të bëhej baba”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit