0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Dëshironi të gatuani një ëmbëlsirë të shijshme dhe të shpejtë? Ja receta

Dëshironi të gatuani një ëmbëlsirë të shijshme dhe të shpejtë? Ja receta

Kjo është receta që ju duhet. Ju bëftë mirë!
Për pandispanjën: 4 vezë,1 gotë e ujit sheqer,2 lugë të supës qumësht,1 lugë të supës vaj,1,5 gotë e ujit miell,Gjysmë gote e çajit kakao,1 pecivë (pluhur për pjekurina).

Përsipër:2 gota të ujit qumësht.

Për kremin:2 krem pana (shllaga),2 gota të çajit qumësht.Për glazurë:200 gr. çokollatë,2 lugë të supës qumësht,2 lugë të supës vaj.

Përgatitja:

Së pari në një enë të thellë hedhim vezët me sheqerin dhe i rrahim deri sa masa të dyfishohet mandej ja shtojm qumështin, vajin, miellin, pecivën, kakaon dhe i përziejm ngadalë deri sa masa të bëhet homogjene.
E hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe pjekim në 170 gradë celsius.
Kur e largojmë pandispanjën nga furra e shpojmë me kruarse dhëmbësh dhe ja hedhim 2 gota të ujit qumësht të ftohtë.
E lëmë që të ftohet dhe pasi të ftohet plotësisht ja hedhim kremin (shllagun me qumësht të ftohtë e rrahim me mikser për disa minuta).
Dhe për glazurë ja hedhim çokollatën të cilën e kemi shkrirë në banjomari (mbi avull).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit