Dan + Shay dhe Justin Bieber janë paditur për shkeljen e të drejtave të autorit në hitin e tyre “10,000 Hours”.
Në mediat ndërkombëtare u raportua se “International Manufacturing Concepts”, muzika Melomega dhe Sound Gems paditën Bieber, Dan + Shay dhe bashkëpunëtorë të tjerë për shkak të ngjashmërive që ekziston mes këngës “10,000 Hours” me atë të këngës së vitit 1973 “The First Time Baby Is A Holiday”, shkruar nga Palmer Rakes dhe Frank Fioravanti.
Kompanitë, të cilat pretendojnë se zotërojnë këngën theksojnë në padi se ka një “ngjashmëri të pagabueshme” midis këngës së tyre dhe “10,000 Hours”, duke vënë në dukje se kjo e fundit nuk u publikua deri në vitin 2014.
Kompanitë kërkojnë dëmshpërblim, dhe ndalimin e transmetimit të këngës.
Falë “10,000 Hours”, Bieber së bashku me Dan + Shay fituan në 2020 dy “AMA”, një çmim “iHeartRadio Music” dhe një “Billboard Aëard”, dhe në vitin 2021 fituan një çmim “Grammy” për performancën më të mirë dyshe për këngën.