10.9 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Junta në Myanmar vijon bombardimet, pavarësisht tërmetit

- Advertisement -

Junta ushtarake e Myanmarit ka vazhduar të bombardojë pjesë të vendit të shkatërruar nga lufta, pas tërmetit të madh 7.7 Rihter atje, i cili ka vrarë më shumë se 1 mijë e 600 njerëz.

OKB-ja i ka përshkruar sulmet si “plotësisht të egra dhe të papranueshme”.

Raportuesi Special, Tom Andrews, i tha BBC-së se nuk ishte “asgjë më pak se e pabesueshme” që Ushtria po vazhdonte “të lëshonte bomba kur po përpiqeni të shpëtoni njerëz” pas tërmetit.

Ai i bëri thirrje regjimit ushtarak, i cili mori pushtetin në një grusht shteti gati katër vjet më parë, të ndalojë të gjitha operacionet ushtarake.

“Kushdo që ka ndikim në ushtri duhet të rrisë presionin dhe ta bëjë shumë të qartë se kjo nuk është e pranueshme”, tha ai.

“Unë i bëj thirrje juntës që thjesht të ndalojë, të ndalojë çdo operacion të saj ushtarak”, shtoi ai.

BBC Burma konfirmoi se shtatë persona u vranë në një sulm ajror në Naungcho në shtetin verior Shan. Kjo goditje u zhvillua rreth orës 15:30 me orën lokale, më pak se tre orë pas goditjes së tërmetit.

Grupet rebele pro-demokracisë që po luftojnë për të hequr ushtrinë nga pushteti kanë raportuar bombardime ajrore në qytezën Chang-U në rajonin veriperëndimor Sagaing, epiqendra e tërmetit. Ka gjithashtu raporte për sulme ajrore në rajone pranë kufirit me Tajlandë.

Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG), e cila përfaqëson administratën civile të rrëzuar, tha në një deklaratë se forcat e saj të armatosura do të fillojnë një pauzë dy-javore në “operacionet ushtarake sulmuese, përveç veprimeve mbrojtëse” në zonat e prekura nga tërmeti, nga e diela.

Tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Sagaing u ndje edhe në vendet fqinje. Ai u pasua nga raporte të shkatërrimit që vinin nga Mandalay afër – qyteti i dytë më i madh i Myanmarit – si dhe kryeqyteti, Nay Pyi Taw, i cili është më shumë se 241 km larg.

Junta thotë se 1 mijë e 644 njerëz dihet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë besohet se janë bllokuar nën rrënoja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit