13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Juli: Heidi do ishte lidhur me mua nëse nuk do isha i martuar…

- Advertisement -

Aktori i humorit Julian Deda, teksa zhvillonte një bisedë në ambientet e jashtme të shtëpisë bashkë me disa prej banorëve të tjerë, ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Heidit.

Ai shprehet se që në fillim të spektaklit, Heidi e ka parë që ai është një lojtar i fortë, por nuk mund të krijonte një marrëdhënie me të për shkak se është një burrë i martuar dhe kështu gjeti dikë tjetër, duke krijuar një romancë brenda shtëpisë.

“Ti e ke parë që në fillim që ky burri është një lojtar i fortë(referuar vetes), por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, por gjeti tjetër. Hajde flasim, doni të flasim tamam dhe t’i themi gjërat troç“?- shprehet ai.

Kujtojmë që përgjatë këtyre ditëve, qendra e diskutimeve të banorëve ka qenë Heidi dhe Romeo, ndërsa ditën e djeshme, Egla ka zhvilluar debate të ashpra me Heidin, teksa është shprehur se ajo është shkaktare dhe kryesorja që e ka bërë Romeon të duket sikur po e trajton si diçka të pavlerë partneren e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit