15.8 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Bedri Hamza takohet me 5 ambasadorë, flasin për planet e tij për qeverisjen e re

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar sot me 5 ambasadorë evropian.

Ata folën për planet e Hamzës për qeverisjen e re.

Postimi:

Me ftesë të Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, një takim të përbashkët dhe shumë domethënës kisha me pesë ambasadorë evropianë.

Me Erikun dhe kolegët e tij, ambasadoren Karin Lobezo, ambasadorët Johanes Westerlund, Grégoire Cuvelier dhe Matti Nissinen, kishim rastin të bisedojmë për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, për planet e mia për qeverisjen e re që presim të sjellë një ndryshim rrënjësor dhe të domosdoshëm, sidomos në koordinimin me aleatët.

Ambasadorëve ua shpreha nevojën e përkrahjes së Republikës së Kosovës në votimin për Këshillin e Europës. Përkundër polarizimeve politike, peizazhi politik kosovar, pozitë dhe opozitë, qëndron unik për nevojën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Po ashtu, ne duhet ta rrisim ndërveprimin që të sjellim investime ekonomike dhe përkrahje diplomatike në fazën e ardhshme të integrimeve euroatlantike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit