19.2 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Jozi tregon si qëndron raporti mes tij dhe Loredanës

- Advertisement -

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka vendosur të thyejë heshtjen rreth raportit të tij me Loredanën, një lidhje që nisi mes emocioneve dhe kamerave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që pas përfundimit të spektaklit mbeti e paqartë për publikun.

Duke zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Jozi u përball me një nga pyetjet që shumë fansa kanë dashur t’i bëjnë prej kohësh:

“Po me Loredanën vëlla? Se asgjë s’po marrim vesh çka bëhet…”

Foto: Joz Marku /Instagram

I sinqertë dhe me tone të kujdesshme, Jozi u përgjigj:

“Vëlla, çiftet i kalojnë do faza – zihu, pajtohu, zihu, pajtohu… Ndryshe s’ka kuptim”.

Përtej përgjigjes së shkurtër dhe të ambalazhuar me diplomaci, duket qartë se raporti mes tij dhe Loredanës po kalon një periudhë të ndërlikuar. Megjithatë, Jozi nuk preferoi të zbulojë më shumë detaje, duke lënë gjithçka në kuadrin e një marrëdhënieje që, si shumë të tjera, përjeton ulje-ngritje.

Kujtojmë që lidhja e tyre mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA-s.

Të ngjashme

Të fundit