8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Jose Mourinho vazhdon të bëjë gjëra të çmendura, tani vendos laptopin para kamerës për t’i treguar të gjithëve se goli ishte i rregullt

- Advertisement -

Futbollistët e Fenerbahçes mposhtën me rezultat 2:0 skuadrën Antalyaspor si mysafir në xhiron e 7-të të Superligës së Turqisë dhe sërish në qendër të vëmendjes ishte trajneri portugez, Jose Mourinho.

Pikërisht, Special One ka marrë kartonin e verdhë më të çmendur në karrierën e tij, e gjitha kjo për shkak të Edin Dzekos.

Në minutën e 77-të, Dzeko tundi rrjetën e Kenan Piriqit, por goli u anulua për shkak të një pozite jashtë loje, gjë që zemëroi Jose Mourinhon.

Portugezi më pas mori laptopin e tij dhe e vendosi para kamerës, duke minimal, gjë që zemëroi Mourinhon, i cili më pas mori laptopin dhe e vendosi para kamerës televizive.

Portugezi mori një karton të verdhë pas kësaj dhe i pyetur për lëvizjen e tij, ai tha pas ndeshjes:

“Ai gol nuk ishte pozitë jashtë loje. Duke parë mbrojtësin e majtë, Dzeko nuk ishte jashtë loje. Ky pozicion ishte i pastër”, tha Mourinho, i cili në përgjithësi tha se ishte i kënaqur me fitoren.

Kështu Fener mori pikët e rëndësishme që e afruan Galatasarayn në tre pikë, pasi Galata barazoi 3:3 dje ndaj Kasimpasas.

Në ndeshjen e ardhshme Fenerbahçe luan sërish në udhëtim, ku përballet me Samsunsporin e Arbnor Mujës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit