Fenerbahce dëshiron ta shtojë mesfushorin e Barcelonës Ilkay Gundogan në skuadër.
Trajneri Jose Mourinho dëshiron përforcime në skuadër, sidomos në mesfushë dhe po e ëndërron afrimin e turku-gjermanit.
Sipas “AS”, skuadra turke është në negociata me Gundogan, ndërsa pjesë në negociata është duke marrë direkt vetë “Special One”.
Gundogan iu bashkua Barcelonës nga Manchester City vetëm verën e kaluar, por mund të largohet sërish. 33-vjeçari ka marrë një ofertë nga skuadra e Katarit Al Sadd, por vendosi ta refuzojë për të qëndruar në Evropë.
Fenerbahce tani po synon të përfitojë nga situata dhe ta shtojë mesfushorin në skuadër. Gundogan ndërkohë e ka për synim të luajë në Superligën e Turqisë, ngase është turk edhe pse e përfaqëson Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar.
Gundogan kaloi një sezon fantastik te Barcelona, duke shënuar 18 gola në 49 paraqitje, e ndoshta ky mund të jetë viti i vetëm në fanellën katalunase.
Barcelona gjithashtu do të ishte e hapur për shitje sepse do ta zëvendësonte me Dani Olmon e RB Leipzigut.