12 C
New York
Sunday, November 8, 2026

Buy now

Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i kthehet me ironi

- Advertisement -

Një deklaratë e këngëtares Jonida Maliqi ka shkaktuar një përplasje në distancë me Rozana Radin.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, gjatë një loje ku panelistet duhej të përmendnin një artist të mbivlerësuar, Jonida zgjodhi emrin e Rozana Radit.

Ajo theksoi se e vlerëson Rozanën si artiste, poete dhe aktore, por jo për aftësitë e saj vokale.

“Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim”, u shpreh Maliqi.

Deklarata nuk kaloi pa një reagim nga Rozana, e cila zgjodhi t’i përgjigjej publikisht dhe me ironi koleges së saj.

“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi ajo.

Ky shkëmbim deklaratash ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime mes ndjekësve të dy artisteve.

Mbetet të shihet nëse Jonida do t’i përgjigjet reagimit të Rozanës apo kjo përplasje do të mbyllet me kaq.

Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i kthehet me ironi

Të ngjashme

Të fundit