15.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Jonah Hill pranon që ‘Superbad 2’ të bëhet, por vetëm kur Hill t’i ketë mbushur 80 vjet

- Advertisement -

Jonah Hill ka pranuar që të luajë në vazhdimin e filmit “Superbad” por vetëm pas 41 vjetësh.

Hill mori famë me rolin e Sethit, një djalë në shkollë të mesme që tenton ta humbë virgjërinë para se ta përfundojë vitin e fundit.

Thashethemet për një film të dytë qenë shuar nga kasta dhe ekipi filmik, mirëpo në një intervistë të re për W Magazine, Hill e ka zbuluar idenë e tij për një vazhdim të filmit.

“Ajo që dua ta bëj është që kur të jemi diku 80-vjeçarë, ta bëjmë ‘Superbad 2’”, ka thënë Hill.

“Si një Superbad për pleq. Bashkëshortet tona vdesin dhe ne jemi prapë beqarë. Ashtu dua që të jetë ‘Superbad 2’ dhe ajo është mënyra e vetme se si do ta bëja”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit