14.7 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Johnny Depp triumfoi kundër ish-gruas, gabimi fatal i Amber Heard dhe dëshmia 3 minutëshe që i dha fitoren aktorit

- Advertisement -

Ekspertët ligjorë theksojnë se Johnny Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër ish gruas së tij, Amber Heard pasi gjykatësit nuk besonin se ajo po thoshte të vërtetën. Eksperti Halim Dhanidina tha për New York Post se “fakti që ajo doli e mposhtur nga marrja në pyetje – kjo ishte pika kyçe e çështjes për mua”.

Dhanidina, një avokat i mbrojtjes penale në Los Anxhelos, tha se juristët mund të kenë menduar se aktorja 36-vjeçare ka gënjyer për abuzimin që pretendonte se kishte pësuar nga Depp. “Juria përfundimisht mendoi ‘Ajo po gënjen për Depp me qëllim. Dhe kjo, për mua, është rezultati në këtë gjyq”, tha ai.

Avokatja Mitra Ahouraian, tha se aktorja e “Aquaman” ka treguar se ishte e pasinqertë. “Shumë shenja emocionale të Heard-it në qëndrimin e dëshmitares nuk përputheshin me dëshminë e saj. Ajo bënte përpjekje të sikletshme për t’u lidhur me jurinë duke folur drejtpërdrejt me ta.

Gjithashtu pati shumë mospërputhje, duke e bërë të vështirë të kuptohet se cilat pjesë duheshin besuar apo jo. Edhe nëse kishte një të vërtetë në deklaratat e saj, dëshmia dhe fjalët e saj të dokumentuara në regjistrimet audio, e goditën atë më shumë se çdo gjë në këtë gjyq”, tha Ahouraian.

“Avokatët e Depp-it bënë një punë të jashtëzakonshme për ta theksuar këtë,”, theksoi ajo. Ndërsa avokatja me bazë në Teksas, Katherine Lizardo shtoi se dëshmia e ish-të dashurës së Depp-it, supermodeles Kate Moss ishte një goditje përfundimtare për Heard.

Moss dëshmoi se Depp nuk e kishte rrëzuar nga shkallët siç kishte pretenduar Heard, duke dëmtuar besueshmërinë e saj. Depp e paditi ish gruan për 50 milionë dollarë për një shkrim të vitit 2018 që u publikua në në Washington Post.Heard shkroi se ajo ishte një “figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit