Jeta Statovci u bë nënë, i publikon fotot me djalin: E gëzofsh jetën

- Advertisement -

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci është bërë nënë.

Ajo ka postuar fotografi me familjarë nga spitali, ku i uroi gjitha të mirat djalit të saj, Det.

“E gëzofsh jetën, Det! Ti erdhe i vogël, por solle me vete pafundësinë. Një botë të re. Një dashuri pa brigje. Një kuptim tjetër të Jetës. Uroj që jeta jote të ketë qetësinë e ujit në agim, forcën e dallgëve përballë çdo stuhie dhe horizonte që të thërrasin gjithmonë përpara. Mirënjohje e veçantë për gjithë stafin shëndetësor të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, që u kujdes për ne me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes të jashtëzakonshëm në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës sonë. Sot, Jeta ka Detin e saj”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit