Jennifer Lopez mahnit me elegancën në Paris

- Advertisement -

Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante gjatë një eventi në kuadër të Javës së Modës Haute Couture në Paris.

Ylli u shfaq me një fustan të bardhë pa rripa, të dekoruar me detaje puplash në pjesën e sipërme, që i jepte një pamje luksoze dhe moderne.

Dukjen e kompletoi me taka nude me majë, bizhuteri me shkëlqim dhe një çantë të vogël në të njëjtën nuancë.

Flokët e kapur lehtë dhe grimi me tone natyrale, por glamuroze, e bënë paraqitjen edhe më të sofistikuar.

Të ngjashme

Të fundit