Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen sërish së bashku pasi të dy patën fëmijë me ish-bashkëshortët e tyre. Rasti i Ben dhe ish-bashkëshortes së tij është krejt i veçantë sepse aktorja është shumë e lumtur që ai gjeti lumturinë sërish me një person tjetër. Ata janë prindër të fëmijëve Violet, Seraphina dhe Samuel.

Një tjetër burim që foli për Daily Mail pohoi se: Drama e së kaluarës dhe emocionet e divorcit janë zhdukur prej kohësh dhe të gjithë po e bëjnë të funksionojë sepse e duan njëri-tjetrin. Është me të vërtetë një situatë shumë e lumtur bashkëprindërimi.