Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen sërish së bashku pasi të dy patën fëmijë me ish-bashkëshortët e tyre. Rasti i Ben dhe ish-bashkëshortes së tij është krejt i veçantë sepse aktorja është shumë e lumtur që ai gjeti lumturinë sërish me një person tjetër. Ata janë prindër të fëmijëve Violet, Seraphina dhe Samuel.
Në një dalje të fundit, Jennifer Garner, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u panë mjaft të lumtur dhe të gëzuar teksa kalonin pak kohë së bashku në një event të shkollës së fëmijëve në Los Angeles. Të tre u panë duke ndjekur një performancë muzikore ndërsa ecnin përkrah Seraphina dhe Samuel, 11 vjeç, dhe Emme, e cila është fëmija i Jennifer Lopez nga martesa me ish-bashkëshortin Marc Anthony.
Ben Affleck dhe Jennifer Garner ishin të martuar për 13 vjet nga 2005 deri në 2018 dhe tani shkojnë mirë edhe me të dashurin e Garner, John Miller. Sipas një burimi të brendshëm, i cili foli për Us Weekly në nëntor u bë e ditur se: Ben është me këmbë në tokë, dhe po ashtu edhe John, kanë një respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin.
Një tjetër burim që foli për Daily Mail pohoi se: Drama e së kaluarës dhe emocionet e divorcit janë zhdukur prej kohësh dhe të gjithë po e bëjnë të funksionojë sepse e duan njëri-tjetrin. Është me të vërtetë një situatë shumë e lumtur bashkëprindërimi.