Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një tjetër video në lidhje me protestën, ku shfaqen dy turiste të huaja.
Ato në intervistë shprehen se janë solidarizuar me protestuesit në bulevard, ndaj kanë ardhur të protestojnë bashkë me ta, teksa në fund shprehen se jetojnë në Kanada, por janë nga Irani.
“Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur ‘turist’ për të shpëtuar Shqipërinë. Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”, shkruan Rama.






