0.8 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

Jehona Sopi flet për vendimin e grave për të bërë fëmijë pa baba

Ajo përballë moderatorit Besim Dina ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj artistike, por edhe ajo personale.nterpretuesja e hitit “Përvjetori” theksoi se ka vendosur që të adaptohet ndaj ndryshimeve që i koha po i sjell.

Foto: Jehona Sopi/Instagram

Ajo u pyet në veçanti për zgjedhjen e grave që duan të bëjnë fëmijë, pa pasur nevojë për një partner mashkull.

“Unë mendoj që është zgjedhje shumë personale, e drejtë e secilit që të zgjedh qysh don që ta jetojë jetën e vet. Kjo i bjen që shumë shpejt fëmija mund të bëhet në laborator”, tha këngëtarja Sopi.

Foto: Jehona Sopi/Instagram

E kur u pyet nga moderatori rreth ekzistencës së nënës, Jehona u shpreh se me këtë mendësi, nëna duhet të ekzistojë, por në rast se laboratori hyn në punë, atëherë shtatzënia nuk është e domosdoshme si proces.

“Jo, duhet të ekzistojë por s’ka nevojë të jetë si proces [i shtatzënisë]. Kam përshtypje se në një të ardhme të afërt mund të ndodh kjo. Është pak rrezik…”, tha më tutje këngëtarja e htiti “Marramendja”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit