Një debat i fortë shpërtheu mes Rozana Radit dhe Gjestit natën e kaluar në Big Brother VIP Albania.
Tensionet mes dy banorëve u ndezën në oborrin e shtëpisë, ku ata filluan të shkëmbenin fyerje.
Gjithçka nisi kur Rozana e ironizoi Gjestin duke e quajtur “frikacak” dhe duke i vënë në dyshim famën.

“Për çfarë je i njohur? Për ish-dashnore?”, e thumbonte ajo. Në përgjigje, Gjesti iu kundërpërgjigj ashpër: “Luaje lojën e fëlliqur, të tregoj çfarë bëj me ty”.
Debati u përshkallëzua edhe më tej kur Gjesti u shpreh se do ta nxirrte Rozanën jashtë shtëpisë.

“Me mua do të merresh tani!”, i tha ai, ndërsa Rozana e sfidoi duke i thënë se ai ishte “gjëja më e vogël” që mund t’i ndodhte brenda.