6.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

“Je bërë i rrezikshëm”/ Kriset miqësia mes Ilirit dhe Arjolës dhe shkak u bë nominimi i Donaldit

- Advertisement -

Arjola dhe Iliri kanë qenë shumë të afërt, që prej hyrjes në “Big Brother VIP” në 5 tetor. Madje, aktoren shpesh e kanë akuzuar si “ushtare” të Ilirit, në krijimin e aleancave të shumëpërmendura në shtëpi.

Por gjërat duket se kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Pas prishjes së marrëshënieve me Monikën, duket se është krisur edhe miqësia me Arjolën.

Mbrëmjen e djeshme gjatë spejtaklit, Donaldi tha emrin e tij, Ilirin dhe Meridianin si të nominuarit e javës, i vendur para një zgjedhjeje. Pikërisht kjo u diskutua pas përfundimit të spektaklit. Banorët dhanë mendimet e tyre se si do të ishte zgjedhja e tyre nëse do të ishin në vend të Donaldit

Mes tyre, Iliri tha se Arjolën do ta nominonte, por kjo nuk u prit aspak mirë nga aktorja. “Je bërë i rrezikshëm, paskemi armiq mes nesh”, tha ajo ndër të tjera, në një diskutim dukshëm shoqëruar me tension.

Biseda mes banorëve:
Iliri: Si do ta kisha bërë unë?
Dj Dagz: Po
Iliri: Tek për tek po. Të kisha futur një të tretë mes nesh jo
Einxhel: Unë do e kisha bërë. Do kisha futur veten e të tjerë
Iliri: Do kisha futur tre që për mendimin tim janë barazim
Arjola: Ça do bëje?
Iliri: Arjolën dhe Beniadën në nominim
Arjola: Ti?

Iliri: Po
Arjola: Vërtet? Zë be për kokë…
Iliri: Nuk zë be
Einxhel: Shoqen e ngushtë Monen nuk do e fusje, do e lije jashtë?
Iliri: Jo se dua ta shoh akoma këtu
Arjola: Do të më shohësh në nominim? Edhe thotë Iliri nuk jam lojtar
Iliri: Nuk besoj se ke frikë nga nominimi
Arjola: Jo nuk kam frikë. Kë do të nxjerrësh nga ne të treja?
Iliri: Atë e vendos publiku, nuk e vendos unë
Arjola: Je bërë i rrezikshëm. Paskemi armiq mes nesh
Einxhel: Zemra, Iliri ka qenë gjithmonë mes nesh, nuk është se erdhi sot
Iliri: Do ta kishe pasur problem këtë?
Arjola: Nga ty nuk e pres
Iliri: Pse?
Arjola: Jo tani, nga 18, nga 14 e sipër edhe e prisja. Ok, më nomino
Iliri: Edhe ti më nomino
Arjola: Jo zemër. Parimet e mia janë parime, nuk i shkel për askënd. Nuk të dominoj kurrë. Gëzuar Ilir, të paça
Iliri: Nominimi të jep forcë
Arjola: Unë jam e fortë
Iliri: Edhe në nominim je e fortë
Arjola: Unë kam thënë në një moment do të dominojmë, por jo në këtë fazë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit