28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar me ecurinë e punës në terren për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.

Ndryshe sipas planit kjo është java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, raporton RTK live. Procesi i regjistrimit të popullsisë në Republikën e Kosovës ka filluar më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti.

Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qeriqi, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë deri tani ka shkuar mirë, me pak sfida që ASK-ja ka pasur gjatë punës në terren.

“Të hënën do të dalim me shifrat e reja. Por, referuar të dhënëve të fundit që kemi nxjerrë, janë mbi 1 milionë e 300 mijë qytetarë që janë regjistruar si popullsi rezidente dhe afërsisht 400 mijë të regjistruar në platformën elektronike e-diaspora”, tha ajo për RTK-Radio.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

Konferenca mbahet më 13 maj 2024 në ambientet e ASK-së, duke filluar prej orës 10:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit