Analisti Shemsi Jashari, tha se partisë në pushtet, konkretisht kryeministrit Albin Kurti, i duhet një president të cilin e ka nën kontroll.
“I duhet një president i dëgjueshëm, i kontrollueshëm edhe një president që nuk pyet pse por vetëm firmos çka do që vjen nga LVV-ja dhe Albin Kurti, prandaj me çdo kusht e shohim insistimin e tyre që rreth presidentit mos të ketë kompromis”, tha ai.
Jashari shtoi se në katër ditët e fundit, konkretisht pas takimit të Kurtit me Abdixhikun, është parë një nervozë te LVV-ja dhe te Kurti.
“Kjo është si pasojë e fillimisht të dështimit të skenarit të tyre që me i përdor partitë opozitare në atë skemën e tyre të përgatitjes së fushatës zgjedhore për t’ia hedhur fajin nga vetja te ta në emisionin “Click”.
Nuk kemi përpjekje të Kurtit për gjetje zgjidhjeje por fajtorë”, tha ai.
Jashari shtoi se opozita nuk mund t’i besojë Kurtit.
“Sepse ka dhënë prova të mjaftueshme se është i pabesë në marrëveshje dhe se nuk e ka seriozisht asnjë iniciativë”, tha ai./RTV21/21Media/






