2.9 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

Jashari: Jemi gati, duam fitore në Bukuresht

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për ndeshjet e nëntorit.

Natyrisht, fokusi i lojtarëve është faktikisht tek dueli i së premtes me Rumaninë, i cili do të jetë edhe përcaktues për pozitën e parë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Trupa e trajnerit Franco Foda ushtroi edhe sot në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa u pa një pozitivitet para përballjes me rumunët.

Muharrem Jashari beson se Dardanët mund të dalin mirë nga sfida që i pret pas dy ditësh, ndërsa shton se ekipi është duke e studiuar në detaje lojën e rumunëve.

“Atmosfera është shumë e mirë, me një energji shumë të mirë, me një pozitivitet prej krejt lojtarëve. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe besoj shumë që në Bukuresht do ta arrijmë fitoren”, tha Jashari për faqen zyrtare të FFK-së.

“Jemi duke u përgatit maksimalisht taktikisht dhe normal që jemi duke i shikuar pikat e forta e po ashtu edhe të dobëta të Rumanisë. Mendoj se në këtë ndeshje do të ballafaqohemi me një ekip shumë të mirë, siç e ka Rumania, por besoj shumë që do ta arrijmë fitoren”, shtoi mesfushori kualitativ.

Kosova do të ballafaqohet me Rumaninë te premten mbrëma duke filluar nga ora 20:45.

E më pas, të hënën tjetër do ta mbyllë fazën e grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve me ndeshjen ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit