Qeveria e Japonisë është duke e shqyrtuar mundësinë e heqjes së vizave për krejt kosovarët, pa dallim, sa më parë të jetë e mundur.
Këtë e konfirmoi një zyrtare e këtij shteti, për Klan Kosova, gjatë takimit me nje grup gazetarësh vendorë.
Nga 25 marsi i këtij vitit qeveria e Japonisë i hoqi vizat për shtetasit e Kosovës të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare
Kjo temë besohet se ka qenë cështje diskutimi edhe në bisedimet e djeshme të ministres së jashtme japoneze, Yoko Kamikaëa me kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe shefen e diplomacisë, Donika Gërvalla.
Kjo vizitë ishte e para e një zyrtareje kaq të lartë të shtetit zziatik në Prishtinë, që nga vënia e marrëdhënieve diplomatike, 15 vjet më parë.
Gjatë takimit me kryeministrit Kurti, Kamikaëa ka thënë se “paqja dhe stabilitetit në ballkanin Perëndimor janë thelbësore për krejt Evropën.