15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

“Jam xheloz për Sylvinhon, Edy Reja bën parashikimin për rrugëtimin e Shqipërisë në Euro 2024

- Advertisement -

sh-trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ishte një nga të ftuarit e FSHF-së në mbrëmjen gala të futbollit, teksa para ceremonisë, foli edhe për SuperSport, ku rrëfeu emocionet e rikthimit në Shqipëri, por edhe komentoi kualifikimin e kuqezinjve në Europian.

Ndiheni pak xheloz, që Shqipëria është kualifikuar?

“Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë. Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo që u përballëm ne. Gjithsesi skuadra është cilësore dhe Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Jam shumë i kënaqur që djemtë ia dolën dhe jam edhe pjesërisht krenar për atë sukses të tyre”, tha Reja.

Sa shanse ka Shqipëria me grupin e Europianit të Gjermanisë?

“E kam thënë tashmë në intervista, që kundërshtarët e Shqipërisë duhet të bëjnë kujdes. Është një grup shumë i vështirë dhe të gjithë duhet të kenë kujdes nga Shqipëria, pasi mund të bëjë surprizën. Ja, këtu jam pak xheloz, pasi do të luajnë kundër Italisë, Kroacisë, e Spanjës dhe do të doja të isha. Megjithatë djemtë kanë cilësi dhe jam i sigurt që do të bëjnë një paraqitje dinjitoze”, u përgjigj ai./ Top Channel/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit