Harry Maguire do të humbasë Euro 2024, i cili vuan nga një dëmtim në pulpë, e pësuar në maj dhe nuk ka arritur të rikuperohej në kohë për eventin e madh të futbollit.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, mbrojtësi shprehu keqardhjen që nuk ishte i aftë fizikisht të ndihmonte ekipin në Euro 2024.
“Jam i shkatërruar që nuk jam përzgjedhur për të luajtur për Anglinë në Evropianin e kësaj vere. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira, nuk arrita të kapërceja një dëmtim të pulpës. Ndoshta u përpoqa shumë për të arritur aty. Jam thjesht i shkatërruar”, shkroi Maguire.
Mbrojtësi theksoi rëndësinë që ka skuadra për të, por siguroi, pavarësisht trishtimit, se do të mbështesë ekipin anglez gjatë garës.