22 C
New York
Thursday, November 7, 2024

Buy now

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” – futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

- Advertisement -

Liridon Krasniqi është një nga futbollistët më të njohur shqiptar, pasi ka bërë një karrierë interesante, por në vitet e fundit ishte bërë hit në Malajzi. 

Ai së fundmi ishte në një event ku u takua me boksierin me famë botërore Anthony Joshua. 

Në një bisedë miqësore mes sportistësh, Krasniqi flet me Joshuan, duke i treguar për karrierën e tij dhe prej ardhjen. 

“Luaj në Majazi”, i tregon fillimisht Krasniqi boksierit të njohur për karrierën e tij në futboll.  Por kjo zgjon kureshtjen e Joshuas i cili e pyet se pse luan në Malajzi.  

“Luaj futboll atje prej nëntë vitesh, jam 32 vjeçar dhe do të luaj edhe tre apo katër vite të tjera”, i tregon Krasniqi. 

Tutje Joshua e pyet edhe prej nga vjen, ku Krasniqi i tregon se është shqiptar, por i lindur dhe rritur në Gjermani. 

“Jam shqiptar, por jam rritur në Gjermani”, tregon futbollisti. 

Biseda ishte aq e këndshme, sa që Joshua në fund i thotë Krasniqi se është shumë gazmor. 

Në fund nuk mungoi as një foto mes dy sportistëve.  

Krasniqi ka bërë karrierë në klube si Mlada Boleslav, Ankarasport, Fethiyespor, Kedah, Melaka United, Johor, Neëcastle Jets, Odisha, Khon Kaed United dhe Terengganu. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit