Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, edhe sot ka vazhduar të japë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.
Prokurorja e ka pyetur Dedajn në lidhje me një deklaratë të ditës së djeshme kur thotë se “është rrëzuar katër herë në Qyqavicë”.
Tutje, ajo i kërkon atij të thotë nëse Thaçi i ka ofruar ndihmë mjekësore kur është lënduar, teksa Dedaj thotë se s’kishte nevojë.
Prokurorja: A ju kujtohet se në fakt nuk ju është ofruar në fakt ndihmë mjekësore?
Dedaj: Jo se s’kishte nevojë.
Prokurorja: Dje, na thatë se kur po shkonit në Qyqavicë ju u rrëzuat katër herë. Dhe dje, ishte hera e parë që na treguat për rrëzimin.
Dedaj: E kam përshkruar terrenin malor, të vështirë dhe ka qenë krejtësisht normal me u rrëzu.
Prokurorja: Dua të ju bëj disa pyetje tjera në lidhje me këtë rast. Kur ju u rrëzuat në cfarë pike ishit kur po ngjiteshit malit.
Dedaj: Kjo është një pyetje që askush në botë nuk mundet me u përgjigj se në cilin vend jam rrëzu pas 25 viteve.
Prokurorja: Nuk po ju kërkoj për koordinatat, por thjesht po ju pyes se ku ishit sepse ju na thatë për herë të parë për rrëzimin, ne po kërkojmë hollësi sa i përket rrëzimeve.
Dedaj: M’ka rrëshqit këmba, s’ka lidhje ka qenë e mundshme. Unë po shkoja tek tualeti sepse ka qenë larg nga oborri i shkollës, nuk ka qenë brenda dhe ka qenë natë, jam rrëzu, jam ngritë. Unë s’kam pasë dëshirë me u rrëzu, por kam pasë drejtë me u rrëzu. Jam rrëzu, cka me bo tash.
Kam harru si jam ra, si jam cu. Mas 25 vjetëve me m’pyet si jam rrëzu, ku jam rrëzu dmth, për mu është vështirë me u përgjigj. është spekulim dhe s’kam dëshirë me spekulu.
Vërtetë po më mundoni, por kjo është detyra juaj. Por me m’pyet mas 25 vjete për detajet si jam rrëzu, është ‘non sense’. Edhe dje me m’pasë ndodhë ndoshta s’mu kish kujtu.