18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Jam i famshëm që 20 vjet” – Blero i reagon ashpër Bledi Manes në spektakël

- Advertisement -

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, bëri disa deklarata për banorët në shtëpi.

Ai tha se asnjëri prej tyre nuk është i dashuruar dhe se të gjithë kanë hyrë me qëllime të caktuara.

Shumë nga ta kanë hyrë për t’u bërë të famshëm, disa të tjerë për t’u bërë të pasur e po ashtu edhe për të fituar zemrat e publikut.

Foto: Screenshot/YouTube

“Asnjëri tek ajo shtëpi nuk është i dashuruar, as edhe një njeri, nga i pari tek i fundit. Ju jeni futur brenda për t’u bërë të famshëm, për t’u bërë të pasur, për të ngacmuar njëri-tjetrin, për të gënjyer, për të fituar zemrat e publikut, mos më tregoni mua që e keni lënë jashtë dashurinë e shtëpisë që jeni futur brenda për të torturuar dashurinë, këto janë justifikime fëmijërore, shkoni bëni te LDK, Vetëvendosje kur të bëhet fushata elektorale, por jo në shtëpinë e Big Brother”, iu drejtua Bledi

Kjo duket se e preku Bleron, i cili i reagoi ashpër opinionistit, duke thënë se është i famshëm që 20 vite.

Foto: Screenshot/YouTube

“Je futur në shtëpinë e Big Brother në Shqipëri për t’u bërë ti i famshëm. Nuk e pranoj. Jam që 20 vjet i famshëm. Je gabim Bledi”, tha Blero teksa shihej i inatosur.

Ky tension i tyre vazhdoi duke replikuar njëri-tjetrin me fjalë të ndryshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit