15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Jam e lodhur”, Selena Gomez heq dorë nga muzika?

- Advertisement -

Selena Gomez ka lënë të nënkuptohet se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit për të pasi këngëtarja por konsideron të fokusohet më shumë tek aktrimi.

Këngëtarja amerikane 31-vjeçe, u bë fillimisht e famshme si një aktore në “Disney Channel” para se të prezantohej si një këngëtare e muzikës pop, duke publikuar disa hite muzikore si “Hands to Myself”, “Rare” dhe “Bad Liar”.

Në 2020 ajo prezantoi një shfaqje gatimi, “Selena +Chef” dhe një vit më pas ajo mori vlerësime të shumta për rolin e saj kryesor në komedinë “Only Murders in the Building”, përkrah Steve Martin dhe Martin Short.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për podcasti “SmartLess”, Gomez ka shpjeguar se ajo dëshiron të fokusohet vetëm në një gjë.

E kam shijuar shumë muzikën dhe turnetë muzikore ishin vertetë shumë argëtuese”, ka thënë këngëtarja. “Por në të njëjtën kohë isha duke bërë shfaqjen time televizive dhe po më shijonte kështu që vijova ta bëja”.

Megjithatë, Gomez ka shtuar se me kalimin e viteve, ajo ka kuptuar se dëshiron diçka në të cilën të fokusohet.

“Mendoj se do të publikoj edhe një album dhe më pas me shumë mundësi do zgjedh aktrimin”.

Ndërkohë që drejtuesi i podcastit vlerësoi Gomez për talentin e saj në muzikë, duke i sugjeruar asaj se nuk kishte arsye pse të zgjidhte mes muzikës dhe aktrimit, Selena ka thënë:

“Ke të drejtë por kam nevojë të shplodhem pasi ndihem e lodhur”.

Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, Selena Gomez ka konfirmuar romancën e saj me producentin muzikor, Benny Blanco. Këngëtarja e njohur postoi një fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihej e përqafuar Benny.

Pasi Selena publikoi fotografinë me Benny, fansat kanë kritikuar këngëtares për shkak të ngacmimeve që ai ka bërë kohë më parë kundrejt saj.

Ajo ka pranuar është në një lidhje dashurie prej 6 muajsh dhe se ai e trajton atë më mirë se kushdo tjetër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit