Jakup Krasniqi në Kosovë, Dhomat e Specializuara konfirmojnë arsyen e vizitës

- Advertisement -

 

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në Kosovë për një vizitë familjare.

Lidhur me këtë vizitë, Dhomat e Specializuara të gjykatës me seli në Hagë, kanë dhënë detaje për Klankosova.tv, duke konfirmuar se ajo është miratuar për arsye humanitare.

“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje të Jakup Krasniqit në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së.

Sipas Dhomave të Specializuara, kjo është vizita e 15-të e këtij lloji që një person i paraburgosur realizon në Kosovë, me urdhër të gjykatësve për arsye humanitare.

“Kur një i paraburgosur parashtron një kërkesë të tillë, gjykatësi ose gjykatësit që janë të angazhuar me ҫështjen gjyqësore, vlerësojnë me urgjencë dhe ndjenjë dhembshurie të nevojshme të gjitha rrethanat  lidhur me parashtrimin e kërkesës. Ata e marrin vendimin sipas kornizës juridike të DHSK-së dhe normave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e kësaj gjykate për Klankosova.tv.

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqin është dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale më 16 tetor.

Ai u përballë me paraburgim në Hagë qysh nga nëntori i vitit 2020.

Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë.

 

Të ngjashme

Të fundit