11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Jabllanoviq: Lista Serbe mund t’i bojkotojë zgjedhjet, Rashiq është satelit i VV-së, nuk do të votohet nga serbët

- Advertisement -

Aleksander Jabllanoviq, politikan serb nga veriu i Kosovës, ka kritikuar ashpër Listën Serbe dhe Qeverinë e Kosovës, duke i cilësuar ato si irracionale, teksa thotë se është e gabuar nëse Lista Serbe vendosë të bojkotojë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Jabllanoviq argumentoi se zgjedhjet janë mënyra e vetme dhe e drejtë për të krijuar një rrugë korrekte politike, duke shtuar se bojkotimi do të ishte i ngjashëm me veprimet njëanshme të qeverisë.

Ai bëri thirrje për ide të reja politike dhe një qasje ndryshe nga ajo aktuale, duke theksuar se duhet luftuar përmes procesit zgjedhor.

Sipas Jabllanoviq, mbetet një pyetje e madhe nëse dhe si mund të organizohen zgjedhjet nëse Lista Serbe vendos të bojkotojë ato. Ai shprehu dyshime se KQZ dhe qeveria e Kosovës do të jenë në gjendje të organizojnë zgjedhje të rregullta dhe legjitime.

Duke komentuar mbi pozitat e politikanëve serbë, Jabllanoviq shprehu skepticizëm për ministrin Rashiq, duke e cilësuar atë si “satelit të VV-së” dhe duke theksuar se ai nuk do të ketë mbështetje të mjaftueshme nga serbët në zgjedhje.

Ai parashikoi se rezultati i zgjedhjeve më 9 shkurt do të tregojë qartë këto realitete.

Përgjigja e plotë dhënë për GazetaBlic:

Është plotësisht e qartë se vendimet e Listës Serbe si dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës janë irracionale. Vendimet e tyre nuk udhëhiqen nga interesat e qytetarëve dhe mendoj se bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare do të ishte rruga e gabuar. Zgjedhjet janë mënyra e vetme dhe e drejtë për të krijuar një rrugë korrekte politike dhe bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte i njëjtë me veprimet e njëanshme të qeverisë së Kosovës. Besoj se kemi nevojë për ide të reja politike, një qasje ndryshe nga ajo aktuale dhe për këtë duhet të luftojmë në procesin zgjedhor.

Pyetja e madhe mbetet nëse dhe në çfarë mënyre mund të organizohen dhe zhvillohen ato zgjedhje nëse Lista Serbe hyn në një lloj bojkoti. Nuk do të habitesha nga një vendim i tillë, së pari sepse Lista Serbe e di që nuk e ka mbështetjen e popullit si më parë dhe këtë do ta tregonin qartë zgjedhjet.

Nga ana tjetër, ne kemi përvojën se KQZ dhe qeveria e Kosovës nuk kanë mundur të organizojnë zgjedhje të rregullta dhe legjitime deri më tani. Në pozitën e zotit Rashiq nuk do të gëzohesha aspak për zgjedhjet, pasi ai erdhi në qeverinë e Kosovës si satelit i VV-së dhe prej kohësh nuk ka çfarë të kërkojë në zgjedhje, përveç nëse shqiptarët e mbështesin me votat e tyre, pasi ai nuk i ka votat e serbëve. Ai (Rashiq) është projekt politik i VV-së dhe këtë do ta tregojnë qartë serbët më 9 shkurt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit