Është publikuar renditja e zakonshme e klubeve më të vlefshme të futbollit në botë nga revista prestigjioze “Forbes”. Dominimi sigurisht që i takon Premier League, sepse kjo renditje vendos 6 skuadra angleze në dhjetëshen e parë.
Por vendi i parë i podiumit nuk është anglez, ku Real Madridi konfirmohet si klubi më prestigjioz në botë.
Merenguesit, sipas “Forbes”, kanë një vlerë mbi 6 miliardë dollarë, me një rritje prej 19% krahasuar me vitin 2022. Të gjitha klubet më të rëndësishme janë në rritje, për nga vlera, përveç Juventusit. Klubi bardhezi paguan për ngjarjet jashtë fushës dhe humbet 12% të vlerës, duke lënë dhjetëshen e parë dhe përfunduar në vendin e 11-të. Milani është i 14-ti, Interi i 16- ti, me një rritje prej 3% nga viti në vit.
Këto janë 20 klubet më të vlefshme të futbollit:
- Real Madridi – 6.07 miliardë dollarë (+19% nga viti në vit)
- Manchester United – 6 miliardë dollarë (+30%)
- Barcelona – 5.51 miliardë dollarë (+10%)
- Liverpool – 5.29 miliardë dollarë (+19%)
- Manchester City – 4.99 miliardë dollarë (+18%)
- Bayern Munich – 4.86 miliardë dollarë (+14%)
- PSG – 4.21 miliardë dollarë (+32%)
- Chelsea – 3.1 miliardë dollarë (=)
- Tottenham – 2.8 miliardë dollarë (+19%)
- Arsenali – 2.26 miliardë euro (+10%)
- Juventus – 2.16 miliardë dollarë (-12%)
- Borussia Dortmund – 1.93 miliardë dollarë (+7%)
- Atletico Madrid – 1.54 miliardë dollarë (+3%)
- Milan – 1.4 miliardë dollarë (+17%)
- West Ham – 1.08 miliardë dollarë (+20%)
- Inter – 1.03 miliardë dollarë (+3%)
- Los Angeles FC – 1 miliard dollarë
- LA Galaxy – 925 milionë dollarë
- Atlanta United FC – 850 milionë dollarë
- Crystal Palace – 806 milionë dollarë.