7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ja cili është njoftimi paralajmërues në telefon të cilin nuk duhet ta injoroni kurrë pasi ndikon negativisht në shëndetin tuaj

- Advertisement -

Ekziston një njoftim paralajmërues në telefonat iPhone që nuk duhet ta injoroni kurrë.

Në fakt është aq e rëndësishme për shëndetin tuaj saqë disa përdorues nuk kanë mundësi as ta fikin atë.

Pajisjet iPhone, iPad, dhe Apple Watch, kanë një veçori të veçantë e cila gjurmon muzikën që e dëgjoni, dhe ju paralajmëron nëse volumi i saj është i lartë.

Kjo veçori është krijuar për t’iu mbrojtur nga tingujt që dëmtojnë dëgjimin tuaj, sidomos kur jeni me kufje.

“Dëgjimi i audios në kufje me zë të lartë për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë dëgjimin tuaj”, ka njoftuar gjiganti teknologjik Apple.

“Njoftimet ju bëjnë të ditur nëse audioja juaj ka qenë mjaft e lartë për një kohë të gjatë sa për të ndikuar negativisht në dëgjimin tuaj, për shembull mbi 80 decibel për 40 orë brenda 7 ditëve të fundit”, shpjegoi kompania.

Në momentin që merrni njoftimin se keni tejkaluar kufirin e zërit, atëherë do t’iu kërkohet të ulni volumin, i cili mund edhe të ulet automatikisht nga pajisja.

Bëhet e ditur se, disa përdorues mund edhe ta çaktivizojnë këtë veçori, edhe pse është potencialisht e rrezikshme për ta bërë, andaj nuk rekomandohet fare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit