9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Izraeli bën të detyrueshëm testin anti-Covid për personat mbi 60 vjeç

- Advertisement -

Izraeli ka ndryshuar politikën e karantinës dhe vaksinimit në përpjekje për të mbrojtur të pavaksinuarit dhe personat më të rrezikuar për shkak të përhapjes së Omicron. Testet PCR do të jenë të detyrueshme për personat mbi 60 vjeç dhe me sistem të dobët imunitar, ndërsa testi antigjenit do të jetë i detyrueshëm për  personat më të rrezikuar, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë.

“Është një ndryshim i rëndësishëm që synon identifikimin më të shpejtë të popullatës  më të rrezikuar, ndërhyrjen dhe parandalimin e sëmundjeve të rënda.” “Tani po fokusohemi më pak te shkalla e infeksionit”, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë gjatë një konference për shtyp.

Izraeli shpreson se pilulat Pfizer Inc dhe Merck & Co Inc do të ndihmojnë në reduktimin e shtrimeve në spital dhe rasteve serioze.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi të premten, sipas ministrisë. Izraeli ka regjistruar rreth 1.4 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 8,000 viktima.

64% e popullsisë  është plotësisht e vaksinuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit