8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Ivica Daçiq bën çmos t’i hyjë në qejf Erdoganit, ia këndon këngën “Osman Aga”

- Advertisement -

Ivica Daçiq, nënkryetar i Qeverisë së Serbisë dhe Ministër e Punëve të Brendshme, ka dalë edhe një herë para mikrofonit dhe ka kënduar para presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e Daçiqit duke kënduar këngën “Osman aga” në një drekë në Pallatin e Serbisë, të mbajtur për nder të presidentit turk.

Në një video amatore të shpërndarë në rrjetin social X, Daçiq shihet me mikrofon në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesiq, Zoran Gajiq dhe Usame Zukorliq. Tavolina në të cilën janë ulur mysafiri nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan dhe nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq.

Në komentet që shoqërojnë videon mund të lexohet se muzikantët që e shoqërojnë ministrin derisa ai këndon janë Stanislav Binicki nga orkestra ushtarake dhe se është e njëjta këngë që Daçiq i këndoi presidentit turk gjatë vizitës së tij në Beograd në vitin 2017.

Presidenti i Turqisë të enjten dhe të premten zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës u nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit