30.1 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Ivanka do të dëshmojë në gjyqin kundër Donald Trumpit

- Advertisement -

Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në rastin e mashtrimit me biznes kundër babait Donald Trump dhe vëllezërve të saj, ka vendosur një gjykatë në New York të premten, shkruan BBC.

Ajo kishte kërkuar më parë të mos përfshihej në rast, duke argumentuar se ishte larguar nga qyteti dhe Organizata Trump.

Por gjykatësi Arthur Engoron ka thënë se ajo ende mban lidhje me bizneset e Trumpit dhe pasuritë e paluajtshme në New York.

Engoron tashmë ka vendosur që ish-presidenti amerikan Donald Trump ka fryrë vlerën e pronave të tij për të siguruar kredi të favorshme.

Gjyqi fokusohet në gjashtë pretendime të tjera të bëra në padi, duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit, mashtrimin e sigurimeve dhe komplotin.

Të pandehurit i mohojnë akuzat.

 

Të ngjashme

Të fundit