Iu hakua Instagrami? Klodi përballet ende me problemin e llogarisë, Elijona e mbështet

- Advertisement -

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj, vazhdon të përballet me probleme me llogarinë e tij në Instagram.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Agon Rexhepi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke thënë se profili i Klodit dyshohet se është hakuar dhe se kjo situatë po e pengon atë të komunikojë drejtpërdrejt me ndjekësit e tij.

“Klodi ende ka probleme me Instagramin e tij. E dimë që me shumë gjasë i është hakuar dhe është shumë keq, sepse mendoj që mënyra më e afërt që një personazh mund të ketë me ndjekësit e vet është përmes rrjeteve sociale. Është diçka shumë e keqe që i ka ndodhur”, ka deklaruar Rexhepi.

Megjithatë, një lajm i mirë për ndjekësit e Klodit është se ish-finalistja e BBVK-së, Elijona, ka vazhduar të ndajë momente me të në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar fotografi bashkë me Klodin, duke mbajtur kështu një lidhje aktive me publikun.

Të ngjashme

Të fundit