Në fshatin Gjonaj sot u mbajt një mbledhje komemorative në nderim të figurës dhe veprës së aktivistit dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Lumni Lushaj. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se kjo ishte një ditë e dhimbshme, por edhe e rëndësishme për të kujtuar një mik të çmuar dhe një bashkëluftëtar të paepur.
Totaj theksoi kontributin e madh të Lushajt në komunitet, angazhimin e tij të pandalshëm dhe energjinë pozitive që e shoqëroi në çdo hap të jetës. “Lumi do të mbetet i paharrueshëm përherë,” u shpreh ai.
Ai u përcolli ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën e Lumni Lushajt.
“U prehsh në paqe, shoku ynë, Lumni Lushaj,” përfundoi Totaj në fjalimin e tij gjatë ceremonisë komemorative.
Postimi i plotë:
Në Gjonaj sot mbajtëm mbledhje komemorative për ta nderuar figurën dhe veprën e mikut, aktivistit të paepur dhe ish ushtarit të UÇK-së, Lumni Lushaj.
Kujtuam me respekt jetën, angazhimin e kontributin e çmuar të Lumit dhe energjinë pozitive që e shoqëronte kudo.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve për këtë humbje, e Lumi do të mbetet i paharrueshëm përherë.
U prehsh në paqe, shoku jonë, Lumni Lushaj!






